Të Ndryshme
Tym i madh në qendër të Tiranës, çfarë ndodhi?(Foto)
Një motoçikletë e parkuar pranë pedonales në rrugën Murat Toptani është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pranë lulishtes së Galerisë së Arteve.
Kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe po shuajnë flakët, ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Nuk dihen shkaqet e djegies së motoçikletës.
