Connect with us

TRUDEAU: NUK KA VEND PËR ISLAMOFOBI NË KANADA

Lajme

TRUDEAU: NUK KA VEND PËR ISLAMOFOBI NË KANADA




Kryeministri Kanadez Justin Trudeau thotë se nuk ka vend për islamofobi në vendin e tij.

Samiti Kombëtar për Islamofobinë u zhvillua nëpërmjet internetit me shumë ministra në qeverinë Trudeau dhe drejtues të agjencive qeveritare, personalitete të OJQ-ve myslimane dhe pjesëmarrës nga sfera të ndryshme të jetës.

Kryeministri Trudeau, në fjalën e tij tha: “Le të jemi shumë të qartë, nuk ka vend për islamofobinë në Kanada. Por kjo urrejtje nuk është diçka që mund të eliminohet brenda një dite”, tha ai.




“Ne kemi identifikuar mënyra konkrete në të cilat mund të vazhdojmë të marrim masa për të mbrojtur kanadezët myslimanë dhe riafirmuam angazhimin tonë për të zhdukur këtë urrejtje kurdo dhe kudo që lind. Si qeveri, ne investojmë për të mbrojtur xhamitë dhe qendrat e komunitetit. Ne po godasim fanatizmin dhe radikalizmin që shfaqet në internet dhe ndalojmë grupet e urrejtjes së ekstremit të djathtë. Së bashku me kanadezët myslimanë në të gjithë vendin, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kanada, ku të gjithë janë të mirëpritur, të sigurt dhe të respektuar”, deklaroi Kryeministri Trudeau.

Duke kujtuar se njerëzit e të gjitha grupeve dhe besimeve, veçanërisht myslimanët, duhet të jenë në gjendje të ecin të sigurt dhe të lirë në rrugë, në qendrat tregtare dhe në të gjitha vendet publike, Trudeau tha se ata do të vazhdojnë të marrin hapat e nevojshëm për ta bërë këtë.




Continue Reading
To Top