Connect with us

Nuk e zuri gjumi – Ja e vërteta t’ronditëse e shoferit të Kompanisë “Deva Tours”

Lajme

Nuk e zuri gjumi – Ja e vërteta t’ronditëse e shoferit të Kompanisë “Deva Tours”

Mediumi kroat, Jutarnji list e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dysh.ohet se e shkaktoi ak.sidentin e tm.errshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, nga i cili vd.iqën dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u lë.nduan.




Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Po.licinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqe.tësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fa.talisht nga autostrata, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u mor në pyetje në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve em ergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin vozitur në linjën Frankfurt-Prishtinë për të paktën 15 vjet.

Gj.yqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod të martën në mëngjes urdhëroi një paraburgim një.mujor për shoferin e autobusit Deva Tours.

Rasti u mor nga Pr.okuroria e S.htetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që ndaj shoferit të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrez.ikut të arratisjes, me arysetimin se ai është shtetas i huaj, gjë që gjyk.atësi e pranoi. Mbrojtja e shoferit u caktua më pas me avokatët e Zagrebit Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq , të cilët raportohet se ishin punësuar nga familja e shoferit.

Prok.urorët kroatë deri më tani kanë arritur në konstatimet se ky ishte një formë e kualifikuar e ak.sidentit të rëndë të trafikut, për të cilin shoferi mund të përballet me dënim deri në 15 vjet b.urg.

Edhe pse doli informacioni se shoferi e kishte pranuar në një moment se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes, avokati i tij, Cishper e mohoi të martën, duke thënë se klienti i tij nuk i kishte thënë kurrë askujt se kishte fjetur. Shoferi u mbrojt me heshtje kur u mor në pyetje për herë të parë nga Policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit, duke mos dashur të thotë asgjë.

Shoferit, siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, i është marrë gjak dhe ekzaminimet paraprake nuk përcaktuan praninë e alko.olit ose dro.gës. Gjithashtu, deri më tani nuk ka indikacione se dikush tjetër përveç shoferit mund të dyshohet për ashkaktimin e njërit prej ak.sidenteve më të tm.errshme të trafikut që ka ndodhur në Kroaci.

Shumica e pasagjerëve, ndërkohë, ishin në gjumë në kohën e aks.identit, rreth orës 6:00, kështu që ata kryesisht mbajnë mend momentin e përplasjes dhe nuk dinë asgjë për rrethanat që i paraprinë tragjedisë. Disa prej tyre, që e kaluan këtë aksident pa pasoja të dukshme fizike, dhanë dëshmi në gjy.katë.

Zëvendës Pr.okurori i Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, Franjo Kopunia, njoftoi në një deklaratë për media se si pjesë e hetimit të aks.identit, do të urdhërohet një ekspertizë e autobusit për të parë nëse ka pasur ndonjë prishje. Se si ka ndodhur saktësisht aks.identi nuk dihet për momentin

Continue Reading
To Top